Tomë Gashi i bashkohet ekipit të mbrojtjes së Nagip Krasniqit

08 maj 2023 | 19:13

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nga sot i është bashkuar ekipit të mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar dhe akuzuar për keqpërdorime gjatë tenderimeve në këtë korporatë.

Gashi përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se për Nagip Krasniqin duhet të ketë drejtësi e jo kalkulime të Prokurorisë.

“Nga sot po i bashkohem ekipit mbrojtës të z. Nagip Krasniqit. Ne, ekipi mbrojtës së shpejti do të paraqesim ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila duhet ta lirojë z. Krasniqin nga paraburgimi i padrejtë, i panevojshëm, e i kundërligjshëm!”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë i tij:

Jo kalkulime por drejtësi!

Për z. Nagip Krasniqin duhet të ketë drejtësi e jo kalkulime të Prokurorisë nen ndikimin e se cilës po bie edhe Gjykata.
Nga sot po i bashkohem ekipit mbrojtës të z. Nagip Krasniqit. Ne, ekipi mbrojtës së shpejti do të paraqesim ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila duhet ta lirojë z. Krasniqin nga paraburgimi i padrejtë, i panevojshëm, e i kundërligjshëm!
Po flitet se Nagipi, ne KEK, plotve iu ka ndalë tagjinë, por unë nuk po mundem ta besoj që ata kanë ndikim në drejtësi.
Sa me shpejt që Nagipi lirohet, aq me shpejt një padrejtësi ndaj tij përmirësohet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Islami Kadare e quan Shqipëria e Jashtme. Në Kosovë…