Tomë Gashi ka një kërkesë për Prokurorinë Speciale rreth rastit të Astrit Deharit (Dokument)
15 nëntor 2019
| 12:25
Avokati Tomë Gashi, përfaqësues juridik i familjes Dehari, i angazhuar për rastin e vdekjes së Astrit Dehari, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të riangazhojë Institutin Zviceran të Mjekësisë Ligjore për siç ka thënë ai “identifikimin e vrasësit të Astrit Deharit”.
“Kërkohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës që të riangazhojë Institutin Zviceran të Mjekësisë Ligjore që të identifikohen vrasësit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Më poshtë e keni letrën e plotë të avokatit Gashi: