Tomë Gashi: Kapja e shtetit brina nuk ka
29 maj 2020
| 00:09
Avokati dhe përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku i jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi.
Gashi ka thënë se kapja e shtetit brina nuk ka.
“Kapja e shtetit brina nuk ka!
Kapja e shtetit ka edhe Gjykate Kushtetuese!
Gjykata Kushtetuese sonte natën e vodhi votën e qytetarit të 6 tetorit 2019.
Zgjedhjet u vodhën!”, ka shkruar Tomë Gashi.
(Q.R / Epoka e re)