Tomë Gashi: Mijëra herë kam thënë se Astrit Dehari është vrarë

27 tetor 2019 | 16:37

Avokati i familjes Dehari, i angazhuar për të zbardhur rastin e vdekjes së veprimtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Tomë Gashi ka thënë se tash e tri vjet mijëra herë ka deklaruar se trupi i Astrit Deharit vërteton vrasjen e tij.

Në llogarinë e vet në “Facebook”, Gashi ka publikuar një video të një konference të tij kur kishte thënë se Astrit Dehari është vrarë.

“Që nga dita e vrasjes më 5 nëntor 2016 e kam thënë me mijëra herë se trupi i Astriti Deharit e vërteton vrasjen. Janë mbi 460.000 faqe që e kanë publikuar këtë. Dhe janë më shumë se 50.000.0000 / pesëdhjetë milionë/persona që e kanë lexuar këtë se Astrit Dehari është vrarë. Por u deshtë me prit 3 vite që edhe vrasësit të binden se e kanë vra Astritin. Kjo është një nga konferencat e para më 16 dhjetor 2016 ku me fakte shkencore nga ekspertiza e ekspertëve të pavarur, dhe si përgjigje ndaj mohimit të vrasjes nga ana e zyrtarëve shtetërorë, të cilët me shpirtin e tyre të zi e mohonin atë që e dinin më mirë se unë”, ka shkruar Tomë Gashi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini e regjistroi sot humbjen e nëntë në IPKO Superligën…