![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/10/tomë-gashi.jpg)
Tomë Gashi paralajmëron: Libreza e LV-së nuk të mbron nga konfiskimi i pasurisë
Avokati Tomë Gashi në emisionin “DPT” të t7 ka treguar se kujt do t’i verifikohet pasuria.
Ai tha se verifikimi i pasurisë nuk ka ngjyra politike, derisa nuk e mohoi që pasuria do t’u verifikohet edhe personave që e kanë librezën e Vetëvendosjes.
“Ligji për verifikim të pasurisë së pajustifikueshme dhe konfiskimin e kësaj pasurie nuk ka ngjyra politike për një arsye. Nuk ka këtu dikush i cili e ka librezën e Vetëvendosjes që nuk do t’i verifikohet pasuria nëse duhet. Por nuk as të partive të tjera dhe zyrtarëve të tjerë politikë që kanë pasur poste nga viti 2008 deri në ditën e sotme dhe ky ligj do të vazhdojë aplikimin e tyre edhe në mënyrë hipotetike, kur Lëvizja Vetëvendosje një ditë pas 100 vjetëve nuk do të jetë në pushtet”, ka thënë Gashi në “DPT”.