Tomë Gashi s’arrin të dëshmojë në rastin Gucati-Haradinaj për shkak të infektimit me Covid
11 janar 2022
| 12:19
Tomë Gashi nuk ka arritur që të dëshmojë sot në seancën gjyqësore ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kjo pasi avokati Gashi është infektuar me virusin Covid-19.
“Kemi edhe dëshmitarin e dytë, z. Tomë Gashi. Ai ka dalë pozitiv me Covid dhe për dy javë nuk mund të udhëtojë për shkak të rregulloreve”, ka thënë Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt.