Tomë Gashi: Sylejman Selimi nuk ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale
27 dhjetor 2018
| 18:22
Mediat kanë raportuar se ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka pranuar ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë, ndërsa avokati Tomë Gashi e ka mohuar një gjë të tillë.
“Në cilësinë e Avokatit të gjeneral Sylejman Selimit se kinse ai është ftuar në Hagë për t’u intervistuar për krime të luftës ne nuk kemi pranuar një ftesë të tillë për t’u intervistuar në Hagë dhe nuk dimë se nga kush e kanë ‘siguruar’ këtë ftesë për në Hagë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, avokati Tomë Gashi.
/Epoka e re/