Tomë Gashi thotë se Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet

06 janar 2021 | 15:55

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në bazë të pikës 297 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e qeverisë Hoti, ka të drejtë kandidimi për deputet në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

Albin Kurti ka të drejtë të kandidoj për deputet të Kuvendit të Kosovës. Kushdo që ka pas paqartësi lidhur me të drejtën për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pika 297 e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, datë 6 janar 2021, e sqaron në tërësi këtë situatë, duke konstatuar se: ‘Nuk lejohet që një person i dënuar me burgim gjate tri viteve te fundit para zgjedhjeve të kandidoj për deputet dhe të fitoj mandatin e deputetit’. Albin Kurtit në 2018 i’u shqiptua masa e dënimit me kusht. Shumë shpejt Albin Kurtin do ta kemi kryeministër të Republikës së Kosovës – Qeveria Kurti 2”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa në futbollin botëror po ndihet jo pak kriza nga…