Tomë Gashi thotë se Kushtetuesja do ta anulojë dekretin e presidentit
01 maj 2020
| 16:28
Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Gjykata Kushtetuese duhet ta pranojë si të bazuar kërkesën për masë të përkohshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
“LDK i bën presion Gjykatës Kushtetuese duke i ndarë postet ministrore. Sikur të ishte kjo punë e kryme! Gjykata Kushtetuese duhet ta pranojë si të bazuar kërkesën për masë të përkohshme të Lëvizjes Vetëvendosje! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta anulojë-pezullojë dekretin e presidentit”, ka shkruar Gashi.
/Epoka e re/