Tonali akuzon gjyqtarët për humbjen e Milanit
12 tetor 2022
| 14:25
Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali ka kritikuar gjyqtarin në ndeshjen kundër Chelsea e cila përfundoi me rezultatin 0-2. Ai ka thënë se gjyqtarët janë fajtor për humbjen e skuadrës kuqezi.
“Ne filluam një ndeshje të mirë, me ndihmën e tifozëve tanë. Më pas ishte ai problem që u përballëm, atë që gjyqtari krijoi. Një penallti dhe një karton i kuq në Ligën e Kampionëve pas më pak se 20 minuta nuk do të ishte dhënë kurrë. Ndër të tjera, arbitrimi i tillë, me 7 faulle dhe 4 kartonë në pjesën e parë ishte i ekzagjeruar, na dërguan gjyqtarët në këtë rezultat. Në çdo rast, ne luajtëm me zemër falë edhe tifozëve tanë”, ka thënë Tonali.