Tonali flet për varësinë ndaj lojërave të fatit: Isha një person tjetër
Reprezentuesi italian Sandro Tonali ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat britanike, duke folur për varësinë që kishte ndaj lojërave të fatit dhe dënimin prej dhjetë muajsh që pasoi pasi u shpall fajtor për përfshirje në bastvënie të paligjshme.
Tonali mori një dënim prej dhjetë muajsh nga FIGC tetorin e kaluar dhe u dënua me 20 mijë euro si dhe u urdhërua që të marrë pjesë në evente të ndryshme për t’i paralajmëruar të tjerët për rreziqet e lojërave të fatit. Ai së fundmi shënoi rikthimin e tij në futboll me Newcastle, duke luajtur titullar në sfidën ndaj Nottingham Forest në Kupë si dhe duke u futur nga banka në dy fitoret e fundit në Ligën Premier ndaj Tottenhamit dhe Wolvesit. “Para këtij gabimi, unë kisha dy jetë, sepse isha shumë i mbyllur në vetvete dhe kurrë nuk bisedoja me njerëzit, gjithashtu në qendrën stërvitore dhe me stafin. Tani është plotësisht ndryshe. Çdo ditë është më ndryshe, veçanërisht me stafin dhe bashkëlojtarët e mi, sepse është normale të bisedosh çdo ditë, është normale të kesh një marrëdhënie”, ka thënë Tonali.
“Kur erdha në qendrën stërvitore, unë isha i njëjti person tani, me trajnerin, me stafin, me bashkëlojtarët e mi. Para këtyre 10 muajve, para vitit të kaluar, nuk e di, por është pak më ndryshe sepse isha një person tjetër. Unë isha dy njerëz të ndryshëm në jetën time dhe në futboll. Dhe tani unë jam vetëm një person, vetëm një”, ka deklaruar Tonali. “Më munguan 10 muajt e fundit, më mungoi futbolli, më mungoi stadiumi, të gjitha emocionet në fushë, por tani jam rikthyer, mendoj, me të vërtetë mirë”, ka përfunduar Tonali.
"I was two different people in my life and in football, now I am one" 💬
Sandro Tonali describes feeling like a different person after serving a 10-month football ban for breaching Italian betting rules ⬇ pic.twitter.com/wZy2Ru5T2F
— Sky Sports News (@SkySportsNews) September 16, 2024