Tonali mendon rikthimin te Milani

27 shkurt 2025 | 17:07

Sandro Tonali mund të largohet nga Neëcastle United në merkaton e verës, nëse klubi anglez nuk kualifikohet në Evropë.

Lojtari i cili u shit nga Milani para një viti tani po konsideron largimin nga St James Park, nëse skuadra e tij nuk arrin të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

Milani po e ndjek me vëmendje situatën aktuale të lojtarit të kombëtares italiane dhe po mendon ta rikthejë në San Siro, aty ku ai ndihet si në shtëpinë e tij.

“Largimi nga Milan ishte e vështirë, nuk mund të vendosësh i vetëm. Është një botë me shumë para: për lojtarët dhe për klubet. Kur thua jo, duhet të jetë edhe jo-ja e klubit. Në negociata, rrallë ka dy jo ose dy po: ka gjithmonë një po dhe një jo”, ka thënë së fundmi Sandro Tonali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, e ka përshkruar të…