Toni edhe i kritikon, edhe i mbështet futbollistët e Kosovës: Ekipi ishte i dobët, por duhet t’i përkrahim
Trjaneri i xhudos, Driton Kuka tha se futbollistët e Kombëtares së Kosovës duhen mbështetur, edhe në ditët e këqija.
Kuka po ashtu tha se mbrëmë në ndeshjen e Kosovës me Rumaninë diçka shkoi huq, e që ekipi ishte i dobët.
“Për një ditë të mirë … Sportin merreni me sportivitet! Rumania realisht aq sa unë e pash kishte nivel tjetër të ekipit në raport me futbollistët tanë. Fituan me meritë. Ne si popull e duam sportin e sidomos futbollin por të jemi real me mundësitë e ekipit! Loja e ekipit tonë ishte e dobët s’ka fjalë, s’kuptoj shumë në pjesën e strategjisë e taktikës në futboll por mbrëmë diçka shkoj huq. Sportistët tanë e ekipi në përgjithësi duhet përkrah kur janë në ditë të keqe e jo ndryshe! Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.