Toni Kroos, lideri i pasimeve të sakta në Euro 2024

29 qershor 2024 | 09:20

Toni Kroos kryeson lehtësisht listën e pasimeve të sakta në Euro 2024.

Duke drejtuar mesfushën e Gjermanisë, Kroos ka qenë një lojtar kyç për skuadrën e Julian Nagelsmann në Euro 2024.

Dhe kur shikoni numrin e pasimeve që ai ka bërë deri më tani në turneun në Gjermani, mund të shihni se sa shumë ka qenë i përfshirë.

Duke parë statistikat për të gjithë lojtarët në Euro 2024, ish-mesfushori i Real Madrid-it kryeson me 326 pasime të sakta, përpara 251 të Antonio Rudiger. Alessandro Bastoni i Italisë është i treti me 233 pasime.

10 lojtarët me më shumë pasime të sakta në Euro 2024:

1.Toni Kroos, Gjermani – 326

2.Antonio Rudiger, Gjermani – 251

3.Alessandro Bastoni, Itali – 246

4.Jonathan Tah, Gjermani – 222

5.Nicolo Barella, Itali – 221

6.Riccardo Calafiori, Itali – 220

7.Jorginho, Itali – 219

8.John Stones, Angli – 217

9.Mykola Matviyenko, Ukrainë – 216

10.Kyle Walker, Angli – 216

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, është deklaruar rreth largimit të Joseph…