Toni Nadal: Kjo është dëshira e Rafael Nadalit

28 korrik 2019 | 15:23

Toni Nadal, xhaxhai dhe trajneri i tenistit spanjoll Rafael Nadal, ka folur sot për të ardhmen e numrit 2 në botë. Sipas tij, Akademia që Rafael ka ngritur dy vite më parë do të jetë impenjimi i tij kryesor pasi të lërë sportin.

“Rafael dhe babai i tij kishin idenë e krijimit të Akademisë dhe ia dolën mbanë. Unë do të vazhdoj ta mbështes në këtë nismë, ku do të punoj bashkë me Rafa”, tha Toni Nadal.

“Pasi Rafael të largohet nga tenisi do ta shihni gjithnjë e më pak në turnetë e mëdhenj. Ai nuk ka aspak dëshirë të bëhet trajner i ndonjë tenisti tjetër. Rafa do të vazhdojë punën në Akademinë e tij. Këtu ka shumë punë për të bërë çdo ditë dhe ai mund të ndihmojë të rinjtë që hedhin hapat e para në këtë sport. Kjo është dëshira e Rafael”, u shpreh më tej Toni Nadal.

/Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid, Anwar, janë kthyer…