Tony Blair arrin në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit, pritet nga presidentja Osmani
10 qershor 2024
| 09:24
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, ka mbërritur në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit të vendit.
Blair është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Presidencë.
Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair pritet të deklarohen për media.
Në orën 10:10 Blair do të takojë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pas këtij takimi në orën 10:25 Blair do të marrë pjesë në seancën solemne ku do t’u adresohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Në 10 e 45 Blair do ta takojë edhe kryeministrin e Albin Kurti.
Ish-kryeministri britanik në 12:30 do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”.