Tony Blair e falënderon Osmanin për mikpritjen dhe dhuratën
15 qershor 2024
| 00:08
Ish-kryeministri britanik, Toni Blair ia ka drejtuar një letër presidentes Vjosa Osmani pas vizitës që e pati në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ai tha se është ndier i nderuar me ardhjen në Kosovë dhe për prezencën e tij në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka uruar se do të takohet prapë me Osmanin.
Letra e falënderimit e ish-Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair, për Presidenten Vjosa Osmani.