Tony Blair kërkon një referendum të dytë për Brexit-in
14 dhjetor 2018
| 15:14
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka kërkuar një referendum të dytë mbi tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Blair i ka bërë thirrje kryeministres Theresa May, të ndalë “së godituri kokën në mur” lidhur me planet për marrëveshjen e Brexitit.
Ish-kryeministri laburist, Blair ka deklaruar se nuk do të ishte “shumë e vështirë” për kryeministren May, të thotë, se ka dhënë gjithçka nga vetja në bisedime, dhe se ka gjetur një zgjidhje që do të kënaqte parlamentin.
Ai ka thënë se do të ishte e arsyeshme që May t`i thoshte popullit britanik se përmes një votimi publik do të vendoset në cilin drejtim do të shkojë vendi./rel/