Tony Blair: Këta të rinj dhe kjo Kosovë kaq e bukur e ka vendin në BE
Një fjalim emocionues ka mbajtur ish-kryeministri britanik Tony Blair në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 25-vjetorit të çlirimit.
Ai në fjalën e tij, ka thënë se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian (BE).
“Si mund ta linim Kosovën të brutalizohej, t’i vidhej e ardhmja. Kjo nuk kishte të bënte vetëm me Kosovën dhe kosovarët, por edhe me vendin tim që beson në liri. E di që Kosova ende përballet me sfida. Ka ende vende që nuk e njohin Kosovën që shpresoj se në të ardhmen duhet ta bëjnë. Për të rinjtë e Kosovës, shumë prej tyre që ishin lindur më 1999 dhe disa prej tyre që mbajnë emrin tim, më duhet ta them krenarisht, për ta, duhet të jepet mundësia që e meritojnë. Këta njerëz do ta definojnë të ardhmen e Kosovës. E di që ka vend për shpresë. Për këta të rinj në Kosovë, grupe të talentuara që kanë ambicie dhe mundësi. Bota po ndryshon shumë shpejt. Revolucioni teknologjik është mbi ne. Le ta imagjinojmë këtë të ardhme për një moment. Të ardhmen e Kosovës brenda Bashkimit Evropian dhe të njohur nga të gjitha shtetet”, ka thënë Blair.