Tony Blair në Kuvend: Kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë
Ish- kryeministri britanik, Tony Blair, në Kuvendin e Kosovës ka përkujtuar të gjithë ata që kanë rënë për lirin e Kosovës.
“Jam shumë i lumtur të jem këtu. Është nder i jashtëzakonshëm. Në këtë ditë, si 25 vjet më parë u arrit marrëveshja për tërheqjen e forcave të invazionit. Kosova ishte e lirë. Njerëzit e saj ishin të lirë, të jetonin sërish, të shpresonin sërish dhe të besonin sërish. Sot dhe përgjithmonë, kujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kujtojmë kurajon tuaj, sakrificën dhe shprehim nderin tonë më të lartë për ta dhe familjet e tyre”, ka thënë ai para deputetëve.
Ai ka thënë se vendosmëria e popullit të Kosovës simbolizon dëshirën për një të ardhme më të mirë.
“Për mua si kryeministër i asaj kohe, kujtoj tensionin e negociatave politike, përpjekjen diplomatike për vendimin në kohë lufte. Atëkohë, takova refugjatët afër Shkupit dhe pashë fytyrat e tyre përballë fytyres time, që kërkonin ndihmë. Ne ndihmuam dhe kurrë nuk do ta harroj këtë. Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në veçanti presidentin Rugova, sekretarin Solana, kryeministrin Italian, gjeneralin Clark, gjeneralin Clarkson dhe sigurisht lidershipin vital të presidentit Klinton. Vendosmëria juaj simbolizon dëshirën tuaj për një të ardhme më të mirë. Është për pavarësinë e fuqishme dhe shtetin e pavarur sovran dhe përpjekjen e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Për Kosovën e lirë, jo vetëm në sensin kushtetues, por për një Kosovë të lirë, për të rinjtë e saj që të jenë të lumtur në këtë shtëpi, shtëpinë e tyre. Aksioni gjithmonë është një hap më i rëndë se jo aksioni. Por, përkushtimet tona ishin të qarta”, ka thënë Blair.