Tony Blair, president i Premier Ligës?
Ish-kryeministri anglez, Tony Blair, është shpalosur si presidenti potencial i ardhshëm i Premier Ligës, raporton “Daily Mail”.
Ai e mbajti detyrën e lartë ekzekutive në Angli për 10 vite dhe, ndërkohë, këmbënguli se ishte një mbështetës i Newcastle. Tony Blair kishte një ndjenjë se futbolli nuk ishte kurrë pasioni i tij, duke e bërë atë një kandidat të pazakontë për pozicionin e drejtuesit të Premier Ligë, raporton “Telesport”.
Sidoqoftë, janë vetë klubet, ato që e konsiderojnë Tony Blair si presidentin e radhës të Premier Liga. Ai u largua nga zyra në vitin 2007 dhe pas 10 vitesh si kryeministër, sigurisht që ka mjaft karizëm dhe autoritet natyral për të mbajtur rendin midis 20 klubeve të elitës së futbollit anglez.
Emrat e tjerë që qarkullojnë për këtë pozicion ekzekutiv janë ish-shefi i BT, Gavin Patterson, dhe shefi i sportit në “Sky”, Barney Francis.