“Top Channel” rihap zyrën në Prishtinë
28 nëntor 2018
| 00:25
“Top Channel”, rihap zyrën në kryeqytetin e Kosovës, për të përcjellë lajmet në të gjithë botën.
Transmetimet nisin më 28 Nëntor. Në ditën e shënuar të Pavarësisë ne do të tregojmë për të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen këtu.
Nga sheshi “Nënë Tereza” do të sjellim atmosferën festive në Prishtinë, ashtu si kolegët e tjerë do ta bëjnë këtë nga Tirana dhe Vlora, qyteti ku u ngrit flamuri”. /TCh