Top plazhet 2023 për shqiptarët single

24 korrik 2023 | 11:26

Hulumtimi i ri nga dua.com vë në pah se cilat janë plazhet e preferuara nga të rinjtë shqiptarë

Plazhi i Ulqinit është destinacioni numër 1 për të rinjtë shqiptarë.

  • Në këtë hulumtim janë analizuar mbi 700,000 hashtagje (#) të plazheve të preferuara nga të rinjtë shqiptarë në Instagram.
  • Një pëlqim i veçantë është vërejtur për pjesën jugore të Shqipërisë.

Male apo plazhe?

Pavarësisht a jeni person i maleve apo plazheve, vendi i Shqipërisë është ndër vendet e pakta në bote ku mund të skijosh në dimër, dhe të bësh plazh në verë.

Kështu që, nëse versioni yt i ditës perfekte do përfshinte një gotë limonade në dorë në një plazh magjepsës, plazhet shqiptare do ishin zgjidhja ideale për ty.

Në një përpjekje për të zbuluar plazhet më të preferuara nga të rinjtë shqiptarë, aplikacioni për njohje online dua.com ka analizuar mbi 750,000 hashtagje (#) në rrjetin e njohur social Instagram. Hashtagjet (#) janë simbole të përdorura në rrjetet sociale për të grupuar postimet e lidhura me një temë specifike.

Përpos kësaj, ky hulumtim ka analizuar dhe vlerësime nga platforma e njohur Beachsearcher për secilin plazh. Kjo platformë ofron detaje rreth plazhave, të tilla si vlerësimet e vizitorëve, fotografi, dhe rekomandime të tjera për ata që dëshirojnë të planifikojnë një udhëtim në plazh.

Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte – kur njerëzit janë në dilemë se ku të shkojnë për pushime – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e të rinjve për plazhet shqiptare.

Është inkurajuese të shohësh që jo vetëm të rinjtë shqiptarë frekuentojnë këto plazhe, por edhe njerëz nga vendet e tjera.

Plazhi më i pëlqyer nga të rinjët shqiptarë

Sipas hulumtimit, jugu i Shqipërisë është shumë i pëlqyer nga të rinjët shqiptarë.
Por para se të dalim tek jugu i Shqipërisë, një pëlqim i jashtëzakonshëm është vërejtur për plazhin e Ulqinit veçanërisht.

I njohur për jetën e natës dhe festat e organizuara për të rinjët, Plazhi i Ulqinit merr vendin e parë në listë me 266,000 hashtagje në Instagram.

Nëse ju pëlqen të argëtoheni dhe të kërceni nën ritmet e këngëve më të fundit shqiptare, nuk duhet t’i humbisni kafet dhe klubet përreth detit të plazhit të vogël. Ndër klubet me të njohura në Ulqin është Big Ben Open Bar, i famshëm për koktejet dhe ndejat fantastike.

Duke kaluar nga Mali i Zi në Shqipëri, rezultatet e këtij hulumtimi e kanë renditur plazhin e Ksamilit të dytin në listë me 201,000 hashtagje në Instagram.

Kur vizitoni Ksamilin, një atraksion që nuk duhet të humbet është Syri i Kaltër, i cili ka një pellg me ujë të thellë blu shumë të ftohtë. I pëlqyer edhe nga të tjerët, ky plazh në përgjithësi ka vlerësimin prej 8.2 nga 10 pikë në BeachSearcher.

Pas tij në listë, vendin e tretë e ka zënë Plazhi i Dhërmisë me 89,900 hashtagje.
Ky plazh është renditur në top 20-shen e plazheve sekrete që duhet vizituar nga kompania britanike e udhëtimeve, Skyscanner. Përpos bregdetit të pastër, veçantia e tij vie gjithashtu nga hotelet dhe akomodimi i mrekullueshëm.

Prandaj, nëse jeni në mëdyshje se cilin vend të vizitoni në Dhërmi, Nazar Beach Bar do ishte një zgjedhje perfekte në këtë vend. Megjithatë, kudo që qëndroni në këtë plazh, nuk do zhgënjeheshit. Këtë parajsë bregdeti, përdoruesit e BeachSearcher, e kanë vlerësuar 8.5 pikë nga 10 në total.

Në top plazhet më të preferuara nga të rinjët, nuk ka munguar edhe Plazhi i Jalës.

E vizatuar si nga dora e njeriut, Jala është një nga vendet më të pëlqyera në të gjithë Shqipërinë. Ky pëlqim është reflektuar edhe në platformën Beachseracher, duke marrë një vlerësim prej 8.6 – duke e zënë kështu vendin e katërtë nga gjitha plazhet e Shqipërisë në këtë platformë. Nga vendet më të famshme në këtë plazh, Folie Marine Beach është i njohur për festat ditore që organizon me këngetarë të njohur shqiptarë.

Duke vazhduar tutje në anën jugore të Shqipërisë, nëse veçse e keni vizituar plazhin e Borshit, nuk do ju habis renditja e tij në top 5-shen e plazheve të preferuara në këtë listë.

Prej 30 plazheve të analizuara në total, ky vend ka zënë vendin e pestë në pëlqyeshmëri nga të rinjtë, duke marrë gjithsej 37,400 hashtagje në Instagram.

Nëse udhëtoni me veturë për në pushime, plazhi i Borshit ju ofron shumë mundësi.

Një nga komentuesit në platformën BeachSearcher ka theksuar se pjesa më e mirë e Borshit është se ju mund të parkoni veturën afër plazhit pa asnjë problem dhe të vendosni çadrën tuaj kudo që të doni. Ky plazh ka marrë një vlerësim të jashtëzakonshëm prej 8.7 pikësh në këtë platformë, duke e vendosur kështu në krye të të gjitha plazheve shqiptare sa i përket pikëve.

Duke komentuar mbi rezultatet, Eduard Luta – zëdhënësi i dua.com – ka thënë:

‘’Pavarësisht se preferencat për pushime janë individuale, çdo i ri është në kërkim të plazheve që kanë gjallëri dhe njerëz të moshës së tyre. Ky hulumtim shpalos vendet me të preferuara për të kaluar pushime fantastike dhe takuar njerëz te rinj.”

Prandaj, nëse jeni në dilemë se ku dëshironi të kaloni pushimet këtë verë, të dhënat e analizuara sygjerojnë se fati i jetës tuaj mund të jetë në njerën nga këto plazhe.

Detajet e të dhënave: Metodologjia mbrapa hulumtimit.

Hulumtimi ka përfshirë në total 786,900 hashtags nga platforma e njohur sociale, Instagram.

Në këtë hulumtim janë analizuar gjithsej 30 plazhe nga Shqipëria dhe Mali i Zi, duke shikuar numrin e herave që janë përmendur në Instagram përmes hashtagjeve (#).

Eshtë e rëndesishme të theksohet që meqë disa prej plazheve kanë marrë emrin e qyteteve, në këto raste është analizuar specifikisht plazhi.

Për më tepër, është analizuar vlerësimi i secilit plazh nga vizitorët në platformën e njohur BeachSearcher. Nga kjo janë identifikuar Top 5 vendet më të preferuara nga të rinjët shqiptarë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Spanjë, partia konservatore spanjolle,…