Top tre klubet angleze ‘në luftë’ për Bailey
09 janar 2018
| 20:52
Chelsea, Manchester United dhe Arsenali do të ‘luftojnë’ me njëra-tjetrën për transferimin e Leon Bailey, sipas The Mirror.
Ylli i Bayer Leverkusen pritet t’i gjenerojë klubit të tij një shumë prej më shumë se 40 milionë funtesh me një largim të mundshëm të tij.
Megjithatë, Leverkusen po ngurron që ta shesë xhamajkanin që po shkëlqen në fanellën e tyre.