Topalli: Ballkani e mposhtë Dritën edhe pa mua

02 mars 2020 | 21:43

Sulmuesi Jetmir Topalli nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Dritës për shkak të kartonëve.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se i mbetet shumë merak se nuk do të ketë mundësi t’i ndihmojë skuadrës në këtë ndeshje shumë të rëndësishëm, por beson se Ballkani do të dalë triumfues.

“Nuk do të jem pjesë e Ballkanit në ndeshjen ndaj Dritës për arsye se kam mbushur numrin e kartonëve. Më mbetet merak se nuk do të kam mundësinë t’u ndihmoj bashkëlojtarëve, pasi është një ndeshje derbi me rëndësi të madhe. Megjithatë, besoj se kushdo që luan në vendin tim do të japë maksimumin dhe Ballkani në fund do t’i gëzohet fitores”, ka deklaruar Topalli.

/Veton Zymberi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…