Topalli ironizon Bashën: Shkoi me çadër në Fier për t’u mbrojtur nga vezët

16 janar 2022 | 17:41

Ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka ironizuar Lulzim Bashën pas takimit që ky i fundit zhvilloi me demokratët në Fier. Ajo e cilëson Bashën si një “monument turpi që ruhet nga shteti”, teksa shton se pavarësisht se sot ishte ditë me diell, Basha doli me çadër për t’u mbrojtur nga vezët që mund t’i hidhnin njerëzit e tij.

Sipas saj, kryeministri Rama urdhëroi policë nga Fieri dhe Vlora për të ruajtur Bashën, ndërkohë që në Shkodër i gjithë Pallati i Sportit thërriste “Basha ik”.

“Ka dështuar çdo kauze; ka shitur (humbur) çdo zgjedhje; ka përjashtuar çdo kontribut; ka djegur mandate; ka bojkotuar zgjedhje; ka kërcënuar për moslejim te zgjedhjeve edhe te tjerët; ka përjashtuar me vendim personal liderin historik te PD; ka vrare votën; nuk ka lejuar debatin; ka manipuluar çdo votim për te kryetar brenda Partie; ka bere marrëveshje financiare me kundërshtarin;; është shkarkuar nga anëtarësia me 4500 delegate dhe 45 mije anëtare; i ka mbyllur derën deputeteve te PD; i shperthen zyrën te rinjve; vendos dyer te blinduara ,qe anëtarësia te mos hyje ne shtëpinë e saj; rrah me shkopinj kazmash militantet e force se tij; i hedh gaz me keq se kundërshtari ; fut ne seli njerëz me maska dhe arme; shton katër vila vetëm për vitin elektoral; mban karrigen me policinë e Rames… e thotë unë po sakrifikoj për ju! Ky është monument i turpit, qe ruhet nga shteti! Ndërkohe ne Shkoder i gjithë pallati i Sportit thërret: Basha ik!”, ka shkruar Topalli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Serbia apo qeveria serbe po pretendon se…