Topalli: Kuvendi s’ka një plan të funksionimit
14 mars 2019
| 23:56
Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, ka thënë se performanca e Kuvendit të Kosovës nuk ka qenë e mirë.
“Kuvendi i Kosovës për shkak të mungesave të shumta dhe moszhvillimit të seancave nuk është duke e kryer punën e vet. Nuk ka një plan të funksionimit. Kurse, koalicioni qeverisës do të duhej që kur të mbahen seancat që të sigurojë praninë e deputetëve. Ndërsa, opozita duhet të marrë pjesë në Kuvend. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u dëmtuar, sepse ne kemi një varg çështjesh që duhet marrë me to në Kuvend”, ka thënë ai./RTK