Topalli: Prisja ftesë nga Giresse, jam i dëshpëruar

19 shtator 2022 | 12:46

Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji. Trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë. Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve.

Në këtë listë nuk është përfshirë Jetmir Topalli, lojtar i cili po kalon nëpër një formë shumë të mirë te skuadra turke Instanbulspor edhe pse e kishte pritur një ftesë nga të tillë, përcjell lajmi.net.

Javë ma parë, Topalli në një intervistë për “KosovaPress” deklaroi se është në pritje të ftesës nga trajneri Giresse dhe se është i gatshëm për ta ndihmuar Kosovën në fazën sulmit dhe tani që nuk është ftuar është shumë i zhgënjyer.

Ai ka thënë se mosftesa nga ana e Giresses e ka lënë jashtëzakonisht të dëshpëruar, por përkundër kësaj do të vazhdojë të punoj edhe më shumë.

“Patjetër që jam i dëshpëruar sepse kam shpresuar shumë që do të jem pjesë e këtij grumbullimi, por nuk kam se çfarë të bëjë. Duhet të punoj edhe me më shumë motiv dhe të shikoj përpara”, ka thënë Topalli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku (BKS), ka…