Topalli: Sikur të kishe pasur vetëm pak fytyrë, Albin Kurti sot do të kërkon falje
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka përdorur “Zajednicën” për të ardhur në pushtet dhe i ka përdorur të gjithë për qëllimet e tij personale.
Topalli në “Facebook” ka shkruar se sikur të kishte vetëm pak fytyrë Albin Kurti, sot do t’u kërkonte falje të gjithë atyre që e mbështetën, që vdiqën dhe u plagosën për të, që mbajtën burgje e që e trajtuan me besimin e zotit në tokë.
Topalli ka publikuar një fotografi kur Kurti, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca kishin shkuar për ta vizituar atë gjatë kohës kur ishte në arrest shtëpiak, për shkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
.
Postimi i plotë i Faton Topallit, pa ndërhyrje:
Në Lëvizjen Vetëvendosje, isha njeriu i dytë që ndezi gazin lotësjellës në Kuvend. Burgu, arresti im shtëpiak, humbja e vendit të punës si ligjerues në Zvicër, janë sakrificat e vogla para sakrificave të qindra aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes që të ndoqën vite me radhë dhe që u besuan fjalëve tua si besimtarët fjalëve të Jezusit e Muhametit. Unë isha njëri prej tyre.
Në këtë rrugë të besimit pati të tillë që u vranë, shumë që u plagosën, pati të tillë që mbetën me pasoja për gjithë jetën e tyre.
Mbaj mend që thoje kush hyn në Lëvizjen Vetëvendosje varfërohet. Unë vërtet u varfërova (në krahasim me ty). U varfëruan edhe mijëra ndjekës të tu sepse puna për atëdhe u dukej më e rëndësishme se puna për për të fituar para, por për tu pasuruar u pasurove vetëm ti. Ata që të ndoqën janë edhe në pushtetin tënd pa punë, pa të ardhura, pa shtëpi, pa banesa, pa pensioni dhe pa jetë të dinjitetëshme.
Secili prej nesh, mbështetësve të mirfillt të programit tënd politik, ishim të gatshëm të vdesim në luftën kundër zajednicës.
Kur unë e kuptova që ti nuk isha ai që pretendoje të tregoje se je dhe këte e thash publikisht, qindra besimtar të tu (shumica njerëz të ndershëm e atëdhetar, të mashtruar e tradhëtuar si unë) mu vërsulën me epitetet më të vrazhda duke më quajtur edhe tradhëtar. Në atë kohë ata nuk e dinin që tradhëtari ishe ti, që i pandershmi, i paftyri dhe i pamoralishmi qëndronte para tyre me maskën e engjullit.
Unë nuk kam asgjë kundër të drejtave të minoriteteve, përkundrazi jam për avansimin maksimal të tyre. Port ti e përdore zajednicën vetëm për të ardhur në pushtet, na përdore dhe keqpërdore të gjithve vetëm për një ambici tënde personale. A nuk është ky çmim shumë i lartë, që për ambicjen e një njeriu të paguaj aq shumë një shoqëri e tërë, një vend?
Po të kishe pasur pak fytyrë vetëm pak, sot ti do tu kërkoje falje të gjithë atyre që të mbështetën, që vdiqën dhe u plagosën për ty, që mbajten burgje e që të trajtuan me besimin e zotit në tokë. Unë po e shoh që fytyra të është zgjëruar, mbase nga vera e mishi e kaviari në tavolinë, por në te nuk ka mbetur aspak njerzillëk. Si duket nuk ka pasur kurr.