Topanica e Hodonoci në Kamenicë shpallen vatra të përhapjes së virusit Covid-19 (Dokument)
19 prill 2020
| 19:12
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë me dije se me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, Topanica e Hodonoci shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2.
“Personat e diagnostifikuar me këtë virus dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKShP për vetizolim, kurse Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatrave. #RriNshpi, kujdesu për veten dhe të tjerët!”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.