Topanicën e heqin nga karantina
03 maj 2020
| 09:57
Nga karantina ka dalë fshati Topanicë, i cili ishte vatër e infeksionit me koronavirus në Kamenicë. Daljen e këtij fshati nga karantina e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati, i cili u ka bërë thirrje banorëve që daljet t’i shfrytëzojnë vetëm për nevoja të domosdoshme.
Postimi i Kastratit:
Nga tash e tutje, Topanica lirohet nga karantina. Lus gjithsecilin prej jush që lëvizjen e lirë t’a shfrytëzoni vetëm për dalje të domosdoshme.
Ulja e intesitetit të të infektuarve është diçka pozitive dhe shpresojmë që trendi i uljes të rritet edhe më shumë ditëve në vijim.