Topat e çuditshëm prej akulli mbuluan një prej plazheve të Finlandës
08 nëntor 2019
| 11:31
Një fenomen shumë i rrallë ka ndodhur në bregdetin Hailuoto në Finlandë pasi janë formuar disa topa akulli të pazakontë. Hailuoto ndodhet në pikën më të largët në veri të Finlandës e cila e ndan atë nga Suedia.
Një prej banoreve shprehet se është një fenomen i rrallë dhe magjepsës. Ajo jeton shumë afër bregdetit dhe shprehet se kjo gjë ka ndodhur edhe më parë, por jo në përmasa kaq të mëdha.
Topat e akullit formohen kur uji i detit është i turbulluar dhe në temperatura të ulëta.