
‘Topçinjtë’ fitojnë bindshëm kundër Brentfordit
18 shtator 2022
| 15:16
Arsenali ka arritur të marrë një fitore me rezultatin 0-3 ndaj Brentford, duke ruajtur kështu kreun në Premier Ligë.
Saliba hapi serinë e golave në minutën e 17-të me një goditje me kokë. 11 minuta më vonë, në të 28-tën, Granit Xhaka servion një top shumë të bukur për Gabriel Jesus dhe sulmuesi brazilian nuk gabon përpara portës, duke dërguar ekipin e tij në pushim me rezultatin 0-2.
Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Arsenalit, ku në minutën e 49-të, Saka shërben për Vieira dhe ky i fundit trefishon shifrat.
Kështu Arsenal merr një tjetër fitore të rëndësishme duke ruajtur kreun e kampionatit anglez.