“Topi i Artë” jepet më 7 dhjetor, në Kullën Eiffel
05 dhjetor 2017
| 09:52
“Topi i Artë” mbetet një çmim prestigjioz individual në futboll, që po rivalizohet tashmë nga FIFA me trofeun e saj “The Best”.
Kjo e ka lënë “barin shumë të lartë”. Aq shumë, sa “France Football” synon të ngrejë një gala në stil për të rimarrë prestigjin dhe të bëjë të qartë se çmimi i saj është mbi pjesën tjetër, që jepet individualisht.
Përveç ndonjë befasie, Cristiano Ronaldo do ta marrë për herë të pestë “Topin e Artë” në një mjedis të pakrahasueshëm: Kullën Eifel. Që nga ora 19:45, “L’Equipe” do ta transmetojë galanë përmes kanalit të vet televiziv, me lojtarin e shquar francez, David Ginola, si prezantues.