‘Topi i Artë’ nuk ndahet këtë vit
Nuk do të ketë fitues të “Topit të Artë” në vitin 2020 për shkak të gjendjes së shkaktuar në futboll nga pandemia koronavirus.
Revista prestigjioze franceze, “France Football” që e ndan këtë çmim ka njoftuar se nuk do ta ndajë këtë çmim për këtë vit sepse nuk ka pasur kushte mjaftueshëm të drejta për të vendosur se kush e meriton atë.
Messi dhe Ronaldo pritej të ishin sërish në garë për këtë çmim këtë vit, por me konkurrencë të fortë nga Robert Leëandoëski i Bayern Munich dhe Kevin de Bruyne i Manchester City.
“France Football” ka shkruar në uebsajtin e vet: “Në rrethana të jashtëzakonshme, në kushte të jashtëzakonshme. Për herë të parë në historinë e vet, e cila nisi më 1956, ‘Topi i Artë’ nuk do të ndahet në vitin 2020, për shkak të mungesës së kushteve mjaftueshëm të drejta”.