
“Topi i Artë”, ja përgjigjja e Ronaldos
29 tetor 2018
| 16:11
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 44 gola për Real Madridin në sezonin e kaluar dhe ka 7 gola me “Zonjën e Vjetër” në këtë sezon, ka bërë me dije se po synon të fitojë “Topin e Artë” për vitin e tretë radhazi.
“Unë mendoj se e meritoj atë edhe këtë vit… Po ëndërroj ta fitoj ‘Topin e Artë’ për herë të gjashtë, duke e kaluar, në këtë rast, Lionel Messin”, ka thënë Ronaldo.