Toppesëshja dhe MVP i javës së tretë në Superligë
Në fundjavë u zhvillua xhiroja e tretë në elitën e basketbollit të Kosovës. Ponte Prizreni regjistroi fitoren e parë këtë edicion, duke mundur rivalin lokal, Bashkimin, 93:101.
Te Ponte u dallua organizatori amerikan Wayne Arnold me 33 pikë e pesë kërcime, duke u shpallur edhe MVP i kësaj xhiroje. Ai u ndihmua nga qendra Urim Zenelaj me dyshifror të dyfishtë me 13 pikë e 11 kërcime. Sigal Prishtina shënoi fitore të thellë ndaj Vëllaznimit (99:81), ku u dallua Dustin Thomasi me 32 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime.
Derbin e kësaj jave e fitoi Peja, duke mundur Golden Eagle Yllin, ku basketbollisti më i mirë te vendasit ishte Brad Waldow me 15 pikë e 13 kërcime, duke ndihmuar vendasit ta regjistrojnë fitoren e tretë në këtë edicion. Fitoren e tretë e shënoi edhe Trepça, që mundi Rahovecin në udhëtim. Te mitrovicasit më i miri në parket ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime.
Toppesëshja
Wayne Arnold (Ponte Prizreni) 33 pikë, 5 kërcime
Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 32 pikë, 7 kërcime, 3 asistime
Brad Waldow (Peja) 15 pikë, 13 kërcime
Drilon Hajrizi (Trepça) 18 pikë, 10 kërcime, 5 asistime
Urim Zenelaj (Ponte Prizreni) 13 pikë, 11 kërcime, 3 asistime