“Torcida” bojkoton Trepçën, nuk e duan kapiten Drilon Hajrizin

14 qershor 2024 | 09:39

Klubi i Basketbollit, Trepça gjatë mbrëmjes së të mërkurës bëri të ditur se Drilon Hajrizi do të jetë kapiteni i ri i klubit.

Por, me këtë vendim të klubit mitrovicas kanë dalë kundër tifogrupi “Torcida”.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të jenë prezentë në palestër për sa kohë Hajrizi vazhdon të jetë kapiten i Trepçës.

Reagimi i plotë:

Me padurim po e prisnim fillimin e kampionatit 2024/25 në basketboll ku pas suksesit historik klubi ynë i zemrës triumfoj në të gjitha frontet e mundshme, për të cilën gjë edhe i falenderojm kryesin e klubit për mundin dhe përkushtimin drejt këtij synimi të përbashkët e të pamundur në të kaluarën, sakrific që është shpërblyer me momente që kemi ëndrruar një jetë,

Nga kjo kryesi për 40 vjetorin e themelimit dhuratë më të ëmbël se triumfi në 4 fronte me 4 kupa e 40 fitore nuk kishim mund të prisnim as në ëndrrat më të bukura, dominim total kunder rivalit të përjetshëm e organizim që na kanë lakmi edhe shtet përreth.

Ne të vetmin fërkim tash e 4 vite e kemi vetëm për një arsye e cila tashmë botërisht dihet dhe burimi i të gjitha të këqijave ka rrjedh gjithmon aty,

Ne patjetër që duhet të dalim me opinion zyrtar në lidhje me vendimin e kryesis për emërimin e një lojtari të caktuar si kapiten i ekipit tonë, duke mos synuar asnjëher që të pretendojm vendim marrësin në lidhje me politikat e klubit, mirpo kjo është e pa kalueshme për ne si tifogrup, sepse rivaliteti dhe bota tifozerike bazohet në disa kritere të cilat janë të pa kalueshme, pra kapiteni jonë duhet të na përfaqësoj neve gjithmonë, dhe kurrë të lartësojë një klub dhe tifozeri tjetër, e aq më tepër rivalin e përjetshëm.

Kapiteni duhet të jetë i dashur për të gjithë, i dëshmuar për besnikërin e ngjyrave të klubit, jo arrogan e jo falënderues.

PO, e dijm që jemi më pak në %, në krahasim me numrin e qytetarëve të Mitrovicës që janë pro këtij vendimi, të cilët shumica prej tyre janë edhe pro pse kryesia po thot sepse meriton respekt për punën që e ka bo ( përjashto të vetmin gabim 12 ), por jo që është vendim i drejtë e i duhur, e dijm që kryesia duhet ta merr këtë vendim sepse nuk ka tjetër zgjidhje , por koha do ta dëshmoj që ka për të qenë gabim fatal, (urojmë të jetë ashtu) sikurse ishte edhe ardhja e tij me bujë të madhe e diferenca në teren kurrë nuk erdh në shprehje, por krejt qka mbajm mend prej tij është krijimi i negativitetit në grup dhe tendenca e tij për mbizotrim, andaj përkundër mundësis dhe vendosshmëris që këtë problem ta zgjidhim edhe në forma tjera, ne duke qenë të vetdijshëm për peshën e interesit të klubit këtë vit shumë të rëndsishëm kemi zgjedhë rrugën e paqës, kemi përzgjedh përuljen tonë për shkak të interesit kolektiv:

Përulje për tifogrup nënkupton mos prezenca në ndeshjet e klubit të zemrës , prandaj Torcida me anëtarët besnik si dhe nëngrupet e saj nuk do të jetë prezent në tribunën e saj të cilën në asnjë formë nuk e ka braktis asnjëher, por ja që në momentet më kulmore të klubit na është pregaditë një gjë e tillë, përderisa aj të na përfaqsoj si kapiten i klubit tonë të zemrës.

Edhe ashtu në gara europiane e besa edhe ato vendore synimi dhe dëshira e të gjithë akterëve vendimarrës në basketboll është që botën Ultras dhe funksionimin e tifozerive në këtë mënyrë ta eleminoj krejt,

Ky qëndrim nuk nënkupton tendenc për destabilizim të askujt, as faktorizim e as protagonizëm, faktor është TREPÇA, askush tjetër , Kurrë

Pra le të jetë kështu, Torcida pas Trepçës në ditë të vështira egzistence, në champions league le ta gëzoj qyteti,

TORCIDA – MITROVICË

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e premte) tifozët do të zbresin në “Allianz Arena”…