
Torino e dëshiron Muriqin
25 mars 2025
| 13:40
Vedat Muriqi po kalon nëpër një formë të mirë dhe kjo duket se ka ndikuar që klube të ndryshme të shfaqin interesim për shërbimet e tij. Sulmuesi i Mallorcas mund të rikthehet në Serie A të Italisë, pasi Torino ka treguar interesim.
30-vjeçari ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 8 milionë euro. Muriqi këtë sezon ka shënuar 7 gola në 23 ndeshje të luajtura në La Liga, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e Lazios, ekip që bën gara në Serie A të Italisë.