Torino e fortë për Fiorentinën
08 dhjetor 2019
| 16:55
Skuadra e Torinos e fitoi derbin ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1. Në minutën e 22-të, Simone Zaza e shënoi golin e parë, kurse në pjesën e dytë shënoi edhe Cristian Ansaldi për 2-0, kurse mysafirët e ngushtuan epërsinë në minutat shtesë me golin e Martin Caceres.
Brescia e mposhti Spalin e Etrit Berishës (0-1) me golin e Mario Balotellit. Ndërsa ndeshja në mes Sassuolo dhe Cagliarit përfundoi me rezultat 2-2.
/Epoka e re/