
Torino e shkatërroi Sampdorian
04 nëntor 2018
| 16:55
Sampdoria ka pësuar një humbje të thellë në fushën e saj, pasi është mposhtur nga Torino me rezultat 1-4.
Andrea Belotti realizoi dy gola në këtë ndeshje, kurse nga një gol e shtuan Iago Falque dhe Armando Izzo, derisa për vendasit golin e vetëm e ka shënuar veterani Fabio Quagliarella.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate Parma – Frosinone (0-0) dhe Chievo – Sassuolo (0-2). Nga ora 18:00 takohen Bologna-Atalanta dhe nga ora 20:30 takohen Udinese – Milan.
/Epoka e re/