Torino ia vazhdon kontratën Ujkanit

26 qershor 2020 | 16:24

Skuadra e Torinos ka njoftuar se portierit të Kosovës, Samir Ujkani dhe disa futbollistëve të tjerë u është vazhduar kontrata deri më 31 gusht.

Pandemia COVID-19 dhe mos arritja e përfundimit të sezonit me kohë, ka bërë që shumë lojtarë të mbesin pa kontrata pas 30 qershorit.

Torino, ka ndërmarrë veprimin, duke iu ofruar zgjatjen e kontratave disa lojtarëve, deri në përfundim të këtij sezoni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ia ka shkaktuar humbjen më turpëruese Brazilit gjatë Kupës…