Torino interesohet për Berishën
Torino po mendon të përforcojë portën për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, klubi piemontez po mendon seriozisht për portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Gardiani kuqezi i cili kaloi një sezon të kënaqshëm në Serinë B me fanellën e SPAL, do të ishte i gatshëm të rikthehej sërish në Serinë A, nga ku klubi i Torinos e kërkon me ngulm, sepse Sirigu është një hap drejt largimit, dhe me portierin Vanja Milinkoviç-Saviç që nuk bind si portier titullar, drejtuesit granata duan me çdo kusht Berishën i cili e ka treguar mjaft mirë që është i zoti ku ka luajtur në nivele të larta edhe me Lazion dhe Atalantën.
Sipas asaj që njofton “SKY Sport”, portieri kuqezi është drejt largimit nga SPAL dhe zyrtarizimi si portier i ri i skuadrës së Torinos është çështje ditësh.
Berisha me fanellën e SPAL është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në sezonin e kaluar në 27 ndeshje.