Torino interesohet për Brojën
04 dhjetor 2023
| 13:08
Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja është synim i skuadrës së njohur italiane, Torino.
“Tuttosport” raporton se Torino do të tentojë të shesë Nemanja Radonjiq në merkaton e janarit, pasi ka pasur një përplasje me trajnerin. Ndërsa synim i klubit në fjalë është afrimi i Brojës.
Sulmuesi shqiptar sapo është kthyer nga një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushave, por ka treguar se fiziku i tij është tepër i fortë edhe pas një ndalese të gjatë, kështu që Torino do të shqyrtojë mundësinë ta sjellë në Serie A në janar.