Torino interesohet për Strakoshën

22 mars 2022 | 14:17

Skuadra e Torinos nuk është shumë e kënaqur me portierin Vanja Milinkoviç-Saviç, por pakënaqesi ka edhe me Etrit Berishën, i cili gaboi në ndeshjen ndaj Genoas.

“TuttoMercatoWeb” raporton se ëndrra e Torinos është portieri i Napolit, Aleks Meret, i cili aktualisht po vuan një lëndim. Gjithashtu një opsion për klubin granata është dhe Thomas Strakosha, i cili mund të vijë me parametra zero nga Lazio.

Për portierin e Kombëtares shqiptare nuk kanë munguar adhuruesit si në Serinë A ashtu edhe në Premier Ligë dhe e ardhmja e tij ende mbetet në dyshim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny është dënuar me nëntë…