Torino me njoftim zyrtar për lëndimin e Vojvodës
13 janar 2021
| 12:36
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda u lëndua në ndeshjen që e zhvilloi të mërkurën Torino kundër Milanit, duke u zëvendësuar tetë minuta pa përfunduar ndeshja.
Skuadra italiane nëpërmjet një komunikate për media ka konfirmuar lëndimin e futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës.
“Lojtari do të jetë subjekt i vlerësimeve të mëtutjeshme në ditët në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Torinos.
(Epoka e re)