Torino ndryshon trajnerin
19 janar 2021
| 13:00
Do të jetë Davide Nicola, trajneri i ri i Torinos që do të zëvendësojë Marco Giampaolon, i cili u shkarkuar ditën e djeshme, pas rezultateve negative këtë sezon. Largimi i tij nga klubi “granata” erdhi pas barazimit në shtëpi të Torinos ndaj Spezias.
Për sa i përket Nicolës, ai rikthehet te Torino, pas eksperiencës si futbollist, ku u aktivizua 35 ndeshje gjatë sezonit 2005-2006.
Ndërkohë si trajner, 47-vjeçari, së fundi drejtoi klubin e Genoas, bëhet fjalë për sezonin 2019-2020. Tekniku italian gjithashtu në të kaluarën ka drejtuar edhe klube të tjera italiane si Udinese, Crotone, Bari dhe Livorno.