
Torino shkarkon Mihajloviqin, zyrtarizon Mazzarrin
04 janar 2018
| 17:12
Torino zyrtarisht ka konfirmuar emërimin e Walter Mazzarrit si trajner të ekipit.
Serbi Sinisha Mihajloviq trajner i deritashëm i Torinos, u shkarkua pas humbjes nga Juventusi në Kupën e Italisë. “Torino njofton se rolin e trajnerit ia ka besuar Walter Mazzarrit. Klubi i dëshiron mirëseardhje dhe punë të mbarë”, thuhet në njoftimin e Torinos.