Torino, West Ham dhe Newcastle në garë për Sarrin
30 prill 2024
| 16:46
Maurizio Sarri është gati të nisë një aventurë të re në stol pas largimit nga Lazio. Sipas asaj që shkruhet nga “TuttoMercatoWeb.com”, ka shumë opsione për t’u shqyrtuar, përveç Torinos që e shikon si hipotezë, është mbi të gjitha Premierë Liga ajo që po “tundon” trajnerin.
West Hami dhe Newcastle janë alternativa të mira, me “Magpies” që mbetet në pole position. Në fakt, duket se pronarët arabë të Newcastles i kanë paraqitur një ofertë shumë të rëndësishme trajnerit toskan, i cili po mendon seriozisht ta pranojë propozimin. Kalimi i Sarrit në elitën angleze duket ide interesante, për vetë faktin se ka drejtuar më parë një ekip si Chelsea.