Tornadot dhe ciklonet në brendësinë e protoneve, elektroneve dhe neutroneve
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (9)
Prandaj, për ta zgjidhur problemin brenda strukturës së atomit, unë përmes zbulimit të fushës antimagnetike dhe antielektrostatike, duke u bazuar në disa fenomene që ndodhin në tokë, të cilat ende as që janë kuptuar, por për t’u dhënë një kuptim parimor shkaktarëve të ngarkesave të protonit dhe elektronit, e kam parë të pashmangshme inkuadrimin e dy fenomeneve ciklonin dhe tornadon, si bazë në strukturën e brendshme të atomit. Këto fenomene u japin një kuptim logjik dhe e jetësojnë funksionimin e mikrogrimcave që janë të ngjashme sikur për makrobotën ashtu edhe për mikrobotën. Në këtë mënyrë pjesë e strukturës së brendshme të protoneve, elektroneve dhe neutroneve, përpos kuarkeve statike të lartpërmendura, në brendinë e tyre janë të pranishme edhe cikloni dhe tornadoja si dy fenomene kryesore. Në këtë mënyrë pjesë e strukturës së brendshme të protoneve, elektroneve dhe neutroneve, përpos kuarkeve statike të lartpërmendura, në brendinë e tyre janë të pranishme edhe cikloni dhe tornadoja si dy fenomene kryesore.
Bazuar në dy rastet e lartpërmendura, ku gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aY) formohen ciklonet, kurse për ndryshim nga ciklonet tornadot formohen gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aZ), çka do të thotë se sikur ciklonet ashtu edhe tornadot kanë një element të përbashkët (aX). Prandaj, ashtu sikur është sqaruar edhe në botimet e “Epoka e re”, 2019, në mes cikloneve të këtyre grimcave, qoftë te protoneve, neutroneve dhe elektroneve, veprojnë forcat e forta tërheqëse, përderisa fushat antielektrostatike janë forca që u kundërvihen forcave tërheqëse të këtyre grimcave. Por, për dallim thelbësor nga fenomenet e tornados dhe cikloneve te protonet dhe elektronet, ndryshe qëndron situata te neutronet. Sepse te këto mikrogrimca kemi një ndryshim të elementeve nga të cilat krijohen këto fenomene.
- a) Te neutroni tornadoja ka të njëjtin efekt (aX)+(aZ) kurse në vend të ciklonit kemi anti-ciklonin (-aX) +(-aY). Anticikloni shkakton valë shtytëse që shpërndahen nga qendra në drejtim të boshtit (x) dhe (y). Kurse sasia e elementeve (-aX) dhe (-aY) te neutronet është tejet e vogël në krahasim me protonet dhe elektronet. Ky është edhe një prioritet që e mban stabil bërthamën e atomit. Kështu te neutroni kemi fenomenin e anticiklonit (-aX) n+(-aY) n të një niveli energjetik shumë më të ulët se te dhe protoni. Rritja e nivelit energjetik te neutroni përmes një force të jashtme bërthamën e atomit e ndanë në dy pjesë të paktën. Një provokim i tillë është tejet i rrezikshëm nëse nuk kontrollohet. b) Këto fenomene tani te këto grimca elementare e marrin këtë formë. Shiko tabelën.
Pasi në mes protonit dhe elektronit vepron forca tërheqëse në mes cikloneve të këtyre grimcave, kurse kësaj force tërheqëse i kundërvihet fusha antielektrostatike, qoftë e elektronit ashtu edhe e protonit.
Kurse te neutroni situata është ndryshe, pavarësisht nivelit të ulët energjetik të neutronit, prapëseprapë në mes të neutronit dhe protonit, veprojnë njëkohësit edhe forca shtytëse edhe tërheqëse. Shiko figurën 11.
Forcat shtytëse veprojnë më mes ciklonit të protonit dhe anticiklonit të neutronit, kurse forcat tërheqëse në mes tornados së protonit dhe tornados së neutronit, si dhe forcë tërheqëse në mes ciklonit të protonit dhe tornados së neutronit. Në këtë mënyrë neutroni mbet në një distancë të caktuar nga protoni, e cila distancë varet nga nivelet energjetike, edhe pse në të ardhmen mund të ketë disa ndryshime. Shiko figurën 12.
Tornadot dhe ciklonet kanë nivele të ndryshme energjetike, në brendësinë e protoneve (p+), elektroneve (e-) dhe neutroneve(n), si dhe ky nivel energjetik varet edhe nga sasia e elementeve (aX), (-aX), (aY), (-aY) dhe (aZ).
Tornadot dhe ciklonet i posedon secili element i sistemit periodik, edhe pse nga shkenca këto elemente nuk njihen. Mos njohja e këtyre elementeve (aX), (-aX), (aY), (-aY) dhe (aZ), i konsideron të gjitha elementet e sistemit periodik si të pandryshueshme për nga struktura e brendshme. Kështu që në sistemin periodik të gjitha elementet kanë një numër të caktuar të elektroneve, protoneve dhe neutroneve. Prandaj ky numër i protoneve elektroneve dhe neutroneve varet pikërisht nga niveli energjetik i këtyre elementeve në brendësi të këtyre grimcave. Por niveli energjetik i (aX), (-aX), (aY), (-aY) dhe (aZ), është tejet kompleks, sepse ky nivel energjetik mund të jetë stabil dhe labil.
- Niveli energjetik stabil: E quajmë nivel energjetik stabil nëse nuk vepron ndonjë faktor i jashtëm që e ndërron nivelin energjetik të tyre. b. Niveli energjetik labil: Ky nivel energjetik në një formë a tjetrën, duke mos përjashtuar edhe faktorin njeri arrihet deri te ndërrimi përkatësisht rritja e nivelin energjetik të fenomeneve të lartë përmendura të protonet, elektronet dhe neutronet. Nëse ndryshon përkatësisht rritet niveli energjetik i tyre këto grimca elementare kalojnë në vetërigjenerator të grimcave të ndryshme. Kjo mënyrë është vërtetuar eksperimentalisht kur polet e një magneti mbyllen me materiale feromagnetike kemi rritjen e fushës magnetike. Prandaj ajo rritje e fluksit të fushës magnetike nuk është asgjë tjetër pos vetërigjenerim i fushës magnetike.
Prandaj varësisht nga niveli energjetik që e pranojnë fenomenet te protonet, elektronet dhe neutronet përmes një force të jashtme mund të kalojnë nga sistemi energjetik stabil në nivelin energjetik labil me ç’rast këto grimca kthehen në vetërigjenerator të mikrogrimcave të ndryshme, kështu që: a) Protonet do të riprodhojnë mikrogrimca (β), b) Elektronet (e-) riprodhojnë mikrogrimca (δ) dhe c) Neutronet (n) riprodhojnë mikrogrimca (μ).
Pavarësisht ndërrimit të nivelit energjetik të protoneve, neutroneve dhe elektroneve, edhe pse kthehen në vetërigjenartot ato mbesin prapë se prapë protone, elektrone dhe neutrone brenda strukturës së brendshme të ati materiali, duke përfshi edhe materialet feromagnetike, por dalin mikrogrimcat e riprodhuara.
Do të thotë se këto mikrogrimaca pavarësisht nivelit energjetik nuk dalin jashtë materialeve feromagnetike qoftë nga hekuri, nikeli apo kobalti, dhe nuk lëvizin nga këto materiale, përkatësisht janë statike brenda materialeve prej nga krijohen fushat qoftë elektrike, magnetike apo elektromagnetike. Një forcë e jashtme e cila mund ta ndërroi përkatësisht ta rritë nivelin energjetik të cikloneve dhe tornados brenda protoneve, elektroneve dhe neutroneve është ashtu sikur e cekëm më lartë edhe faktori njeri, përmes përdorimit të fushave magnetike të krijuara nga rrymat elektrike. Prandaj për ta kuptuar më mirë se pse këto grimca elementare mund të kalojnë me vetëdije apo pa vetëdije në vetërigjenerator, ne duhet të kthehemi te forma e magnetizimit të magnetëve qoftë permanent apo elektromagnetëve. Në këtë mënyrë për ta kuptuar më thjeshtë ne do të marrim si shembull si ndodhë ndërrimi i nivelit energjetik i protoneve, elektroneve dhe neutroneve brenda një materiali feromagnetik i cili vendoset në një fushë magnetike. (VIJON)